Shqip

/

English

Fabrika e Duhanit

Instalimi i ngrohjes qendrore nëpër objekte kolektive banimi është një punë relativisht e ndërlikuar, por ndërtimi i sistemit të ngrohjes qendrore nëpër fabrika kërkon një profesionalizëm edhe më të lartë.
Fabrika e Duhanit në Gjilan pas privatizimit e ka  ndërruar emrin në “IDGJ Tobacco”. Ajo ka qenë e vetmja në Kosovë që ka bërë prodhimin dhe shitjen e duhanit në tregun kosovar, por ajo i ka plasuar prodhimet e saj edhe në tregun e ish-Jugosllavisë, në Çeki, Sllovaki, Gjermani, Francë, Japoni dhe Turqi.
Sipas Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e cila ka bërë privatizimin e saj,
IDGJ Tobacco ka përafërsisht 48.100 m². Objektet e prodhimit dhe objektet administrative përbëhen nga 34,500 m².
Pas privatizimit të saj, “IDGJ Tobacco” Gjilan ka filluar një riparim gjeneral të hapësirave të fabrikës. Pjesë përbërëse e këtyre punimeve ishte edhe riparimi i ngrohjes qendrore. Kjo punë iu besua kompanisë PROTERM në saje të projekte të ngjashme të përfunduara me shumë sukses.
Një nga punët më me rëndësi në këtë projekt ka qenë montimi i brenerit, lidhja e tij elektrike, testimi i brenerit dhe lëshimi në punë.

Aktualisht sistemi i ngrohjes në “IDGJ Tobacco” në Gjilan funksionon normalisht.